×
Secondary Adv

Trotuaret e rinj te bere nga plastika e riciklueshme do te perodhojne energji nga dielli

Share on Google+

Një sistem i ri modular për shtrimin e rrugëve, i bërë nga plastikë e riciklueshme mund të prodhojë energji nga dielli.

 

Sistemi u dizenjua nga kompania hungareze ‘Platio.’ Modulet përmbajnë qeliza monokristaline silikoni të vendosura në brendësi të xhamit. Gjithashtu një shtresë mbrojtëse plastike mundëson, që sistemi të mos dëmtohet kur njerëzit ecin në të.

 

Sipas kompanisë modulet e trotuarit lidhen në një mënyrë të tillë që nuk kërkojnë instalime elektrike shtesë.

Platio nuk është kompania e parë që dizenjon një sistem të tillë. Veçanërisht, Solar Roadëays ka zhvilluar një ide të ngjashme për vite, madje edhe duke siguruar fonde nga Departamenti i Transportit të Shteteve të Bashkuara. Kurse Sistemi i Platio, të paktën tani për tani është më tepër i fokusuar tek trotuaret. Trotuari thuhet gjeneron 160 vat për metër katror.


Më të lexuarat