Secondary Adv

Amazon kryen dergesen e pare me dron e cila zgjati 13 minuta

Share on Google+

Amazon ka bërë dërgesën e saj të parë me dron në rajonin e Kembrixhit. Porosia është një pako rreth 2 kg, e cila mbërrin në vendin e caktuar për 13 minuta.

Kompania pretendon se ata do të fillojnë dërgesat e rregullta me dronin Amazon Prime Air, në fund të vitit 2017. Ajo ka laboratorë të Prime Air në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Izrael, Austri si dhe në shumë vende të tjera ndërkombëtare. 

Aktualisht kompania po punon në disa mekanizma të shpërndarjes, për të gjetur atë që është më efikasi dhe më i realizueshmi. CEO i kompanis,  Jeff Bezos tha: “Një ditë të shikoni një Prime Air do të jetë po aq normale si të shihni një kamion në rrugë. Ky është një objektiv i madh, por do të jetë shumë më  e vështirë për të menaxhuar dërgesat me dron në Londër, se sa në kullotat paqësore të Kembrixh.”


Më të lexuarat