Palestra lundruese qe do te levize pergjate lumit Sena duke perdorur energjine njerezore
“Paris Navigating Gym” është një anije që lundron përgjatë lumit Sena në Paris duke përdorur energjinë e prodhuar nga stërvitja e pasagjerëve të saj.
Projekt u dizenjua nga arkitekti italian Carlo Ratti Associati, në bashkëpunim me prodhuesin e paisjeve për palestër Technogym, grupin arkitektonik jo-fitimprurës Terreform ONE dhe institutin e rigjenerimit urban URBEM. Anija 20 metër e gjatë mund të mbajë deri në 45 njerëz dhe përdor makinat Artis të Technogym, një lloj i veçantë i pajisjeve sportive, që shfrytëzojnë energjinë e njeriut.
Palestra përmban ekrane të realitetit të zmadhuar, të cilët janë të instaluar në brendësi të anijes. Këta ekrane u tregojnë njerëzve qe ndodhen brenda sasinë e energjisë të grumbulluar nga stervitja e tyre dhe të dhëna mbi kushtet mjedisore të Senës në kohë reale.
Ratti tha: The Paris Navigating Gym hulumton mundësinë e shfrytëzimit të forcës së njeriut. Është interesante të shikosh se si energjia e gjeneruar nga nga një stërvitje, në fakt mund të ndihmojë për të lëvizur një varkë. Nuk dihet ende me saktësi se kur palestra do të bëhet funksionale, edhe pse mendohet se kjo mund të bëhet realitet brenda 18 muajve.