×
Secondary Adv

Micigani, vendi i pare ne bote qe do te lejoje makinat autonome ne rruge

Share on Google+

Miçigani u bë shteti i parë në botë, i cili krijoi rregullat për përdorimin, testimin dhe shitjen e automjeteve autonome.Ditën e premte guvernatori Rick Snyder nënshkroi legjislacionin që do të lejojë makinat autonome të operojnë në rrugët e tij.

Tani makinat autonome mund të testohen në rruget e Miçiganit pa pedalen e frenave, timonin apo edhe prezencën e një njeriu në vendin e parë të mjetit. Sipas legjislacionit të ri, kompanitë mund të përdorin mjete të tilla për udhëtime dhe kur teknologjia të jetë gati, atëherë njerëzit mund ti blejnë ato.

Lajmi mund të jetë i dobishëm për kompanitë që punojnë në Miçigan, por Aleanca “Self-Driving Coalition for Safer Streets”, e themeluar nga Uber, Google, Ford, Volvo Cars, dhe Lyft, ka bërë thirrje për rregullimin nga qeveria federale në mënyrë që rregullat mos ndryshojnë kaq shumë mes shteteve. Tani mbetet për t'u parë nëse dhe shtete të tjera do të ndjekin shembullin e Miçigan-it.


Më të lexuarat