Kulla ekologjike ne Gjermani, imiton teknologjinë e makinave elektrike
Nëse një bateri me jone litiumi mund të përdoret për automjetet, atëherë pse kjo teknologji mos aplikohet edhe për ndërtesat në qytete? Ky është edhe qëllimi për ndërtimin e “Smart Green Tower” në Gjermani.
Studioja arkitektonike Frey Architekten bashkëpunoi me Siemens dhe Institutin Fraunhofer për Sistemet e Energjisë Diellore, me qëllim zhvillimin e një ndërtese banimi, e cila operon me bateri dhe do të prodhojë energjinë elektrike vetëm nëpërmjet paneleve diellorë.
Kulla do të jetë me 16 kate dhe në krye do të ketë një kopësht. Ajo ka panele PV me performancë të lartë, të optimizuar për rastet kur drita është e dobëët. “Smart Green Tower” gjithashtu përfshin një sistem inovativ të interkonjeksionit nga bazat e shpërndarjes përgjatë fasadës dhe një akumulues të energjisë 0.5 MWh, në formën e një baterie me jone litiumi.
Energjia e tepërt do të furnizojë me elektricitet edhe ndërtesat fqinje, duke sjellë qëndrueshmëri jo vetëm për banorët e “Smart Green Tower” , por për një komunitet më të gjerë të banorëve të qytetit.