Pllakat qe ndryshojne ngjyre dhe model vetem me nje prekje
Një grup shkencëtarësh nga italia janë duke punuar për një lloj të ri pllakash, të cilat mund të ndryshojnë ngjyrën dhe modelin me një prekje të vetme.
Ato gjithashtu sigurojnë edhe maskim (kamuflazh). Këto pllaka mund të bëjnë që brendësia e një shtëpie të duket si një galeri arti, një kasolle e epokës së gurit apo edhe si Pallati Buckingham. Sipas ekipit që po merret me zhvillimin e pllakave në të ardhmen ato mund të përdoren për të maskuar automjetet ushtarake.
Në pllaka vendosen çipa elektronikë, burimi i dritës, xham dhe paisje elektronike. Ato për të kthyer një mur në një ekran gjigand përdorin panele OLED. Panelet kanë një bazë qeramike, me një shtresë transparente me paisjet elektronike dhe OLED-ët mes tyre. Kur fiken pllakat shfaqen në ngjyrë të zezë, argjend dhe të bardhë.
Çdo pllakë ka madhësi standarte, formë drejtkëndëshi dhe burimin e vet të brendshëm të energjisë. Ato mund të përdoren për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht muret, dyshemenë dhe tavanin. Mund të kontrollohen nga një kompjuter qendror, smartfon ose tablet. Shkencëtarët shpresojnë ti prodhojnë ato deri në fund të vitit 2020.