Portali i ri i Facebook, ndihmon prinderit te mbajne te sigurt femijet e tyre online
Facebook ka krijuar një portal të ri me qëllim për të ndihmuar prindërit të mbajnë fëmijët e tyre të sigurt në botën online.
I quajtur “Facebook Parents Portal”, ai është i pajisur me video, këshilla dhe është pjesë e Qendrës së Sigurisë të Facebook. Facebook kërkon që të gjithë ata, që përdorin këtë faqe interneti të jenë të paktën 13 vjeç dhe nuk do të pranojë asnjë më të ri, edhe nëse prindërit e lejojnë këtë.
Por për ata në moshë, portali i ri u jep prindërve të tyre të gjitha llojet e burimeve dhe është në dispozicion në mbi 55 gjuhë të botës. Ai gjithashtu u ofron prindërve edhe mundësinë të kontaktojnë me ekspertë nëse ata janë të pasigurt në lidhje me politika të caktuara apo udhëzime.
Facebook tha: “Tu mbajmë të sigurt ju dhe informacionin tuaj është në thelbin e çdo gjëje që ne bëjmë. Nëse ju apo fëmija juaj keni një llogari personale, ne kemi hartuar disa informacione dhe këshilla themelore për tu ndihmuar të merrni maksimumin nga përvoja tuaj dhe të ndihmoni fëmijët të përdorin llogarinë e tyre.”