×
Secondary Adv

Kina krijon programin qe mund te percaktoje personalitetin tuaj duke u bazuar tek pamja

Share on Google+

Një ekip studiuesish nga kina kanë zhvilluar një program AI, i cili mund të parashikojë personalitetin e një gruaje duke u bazuar vetëm në pamjen e saj.

 

Duke parë tiparet e fytyrës së saj, teknologjia e re do të mund të vendosë atë në dy kategori të personalitetit. Kategoria e parë është shënuar ‘pozitive’ dhe lidhet me fjalë të tilla si: e pastër, e dashur dhe elegante, kurse kategoria e dytë është shënuar ‘negative’ dhe përfshin fjalë kyçe si: e shtirur, pompoze ose flirtuese.

Programi AI (inteligjenca artificiale) është krijuar nga hulumtuesit Ëu Xiaolin, Zhang Xi dhe Liu Chang, të gjithë nga Universiteti i Shangait Jiaotong. Wu, një profesor në Universitetin e Shangait, tha se ai dhe bashkëpuntorët e tjerë kishin mbledhur imazhet e 3,954 grave nga interneti.

Ata i dhanë secilës prej këtyre fotografive një tipar të personalitetit si: elegante, e ëmbël, e shtirur ose flirtuese. Të gjitha këto emërtime ishin ndarë nga studiuesit në dy kategori: pozitive S+ dhe S- negative.

Pasi u vendosën në sistem, programi i ndau ato 2,000 në kategorinë S + dhe 1954  në kategorinë S-. Ekipi ka pohuar se kjo teknologji e re AI mund të zbulojë nëse dikush është kriminel duke analizuar karakteristikat e tij të fytyrës.


Më të lexuarat