Secondary Adv

Turqia hap tunelin nenujor 14.6 kilometer te gjate

Share on Google+

Tuneli Eurazia, një projekt i shumë pritur i inxhinierisë civile në Turqi, u hap ditën e martë, më 20 dhjetor 2016. 

 

Në Turqisht  ‘Avrasya Tüneli’, është një tunel nënujor, i cili kalon përmes ngushticës së Bosforit. Ai lidh anën aziatike dhe europiane të Stambollit. Ndërtimi i tij redukton presionin mbi infrastrukturën ekzistuese dhe gjithashtu ndihmon në uljen e zhurmës dhe ndotjes së ajrit në Turqi. Gjithashtu hapja e tij do të reduktojë shpenzimet e karburantit dhe të mirëmbajtjes të automjeteve.

 

Distanca e përgjithshme e tunelit është 5.4 kilometra, 3.34 kilometra nga janë nën det. Me rrugët hyrëse, distanca totale e tij do të jetë 14.6 kilometra. Në pikën e tij më të thellë, tuneli do të jetë 106.4 metra nën sipërfaqe.

Ndërtimi i tij filloi në vitin 2011 me një kosto të përgjithshme prej 1.25 miliard dollarë. Duke qënë se Stambolli shtrihet në një rajon me aktivitet sizmik, ai është projektuar për t’i bërë ballë një tërmeti  7.5 ballë.

Kufijtë e shpejtësisë në tunel janë 80 km/h (50mph) me 40 km/h (25 mph). Sipas dizenjuesve automjetet që mund të kalojnë aty në ditë fillimisht do të jenë 80,000 dhe në 2023 do shkojë në 130,000.


Më të lexuarat