×
Secondary Adv

Republika Domenikane nderton strukturen plotesisht ekologjike

Share on Google+

Së shpejti në Republikën Domenikane do të fillojë ndërtimi i ‘cenralit futuristik’ të prodhimit të energjisë.

 

I quajtur EXOSPHERE, ai u dizenjua nga studioja arkitektonike Richard’s Architecture + Design (RA+D). Por ky nuk është një centaral elektrik tipik, duke përfshirë  shtëpi, zyra, madje edhe një spa, EXOSPHERE  do të konkurrojë për titullin e ndërtesës më të lartë në Karaibe.

Ai jo vetëm do të furnizojë me energji kompleksin, por energjinë e tepërt elektrike do e dorëzojë në rrjet. RA+D mori parasysh lartësinë e ndërtesës dhe vendndodhjen për të vendosur katër turbina ere vertikale.

Sipas një deklarate të firmës projektuese: “Lartësia e kullave ndihmon për të kanalizuar dhe përshpejtuar shpejtësinë e erës mes tyre, të kombinuar me karakteristikat gjeografike të vendndodhjes. Për më tepër, ndryshimi në formën vertikale të kullave do të ndihmojë në uljen e ndryshimeve të presionit  midis urave, që kur kombinohet me një shpejtësi në rritje të erës në nivelet më të larta dhe e pozicionuar për të mbledhur erën nga të dy anët ( veri-jug), duhet  të sigurojë një shpejtësi të barabartë në mesin e turbinave.”

Energjia e erës nuk është e vetmja energji e pastër, që vë në lëvizje kompleksin. Fasadat me xham janë të mbuluara me panele diellore. Gjithashtu në çati është instaluar një sistemi diellor i ngrohjes termike dhe sistem gjeotermal ngrohje-ftohje. Ky kompleks inovativ, cili pritet të përfundjë plotësisht në vitin 2020 do të përfshijë shtëpi, zyra, një spa, dyqane dhe një shesh publik.

 


Më të lexuarat