Së shpejti leximi i librave, intervistat dhe lajmet në radio do të vijnë në Facebook falë një veçorie të re, të quajtur Live Audio.
Për ta testuar këtë partnerët që punojnë me Facebook janë: BBC, LBC, botuesi i librave HarperCollins dhe autorët Adam Grant dhe Brit Bennett. ‘Live audio’ do të punojë në të njëjtën mënyrë si ‘Live video.’
Njerëzit që përdorin pajisjet Android do të jetë në gjendje të vazhdojnë të dëgjojnë një transmetim Live Audio, edhe në qoftë se ata nuk po përdorin Facebook-un ose kyçin telefonat e tyre. Kurse përdoruesit e iOS duhet të mbajnë hapur Facebook për të dëgjuar live audio.
Live Audio mund të përdoret më lehtë edhe në zona që kanë lidhje të dobët interneti. Dëgjuesit mund të zbulojnë përmbajtjen Live Audio tek ‘Facebook News Feed’, të bëjnë pyetje dhe të lënë reagime në kohë reale gjatë transmetimeve. Facebook beson se baza e këtij shërbimi do të jenë intervistat dhe leximi i librave. Në javët e ardhshme ata do të testojnë Live Audio, kurse vitin e ardhshëm do të ketë më shumë publikime.