Secondary Adv

Aplikacioni qe ju tregon se sa te dehur jeni

Share on Google+

Shkencëtarët nga Universiteti i Negevit në Izrael kanë zhvilluar një aplikacion, i cili tregon nëse dikush është shumë i dehur për të drejtuar një automjet.

 

Ai mund ta tregojë nga mënyra se si dikush ecën: nësë ata luhaten shumë ose janë mjaftueshëm të aftë për të drejtuar mjetin. Sensorët të përshatur te smartfonët, orat inteligjente dhe syzet virtuale janë 100 për qind të saktë, në një nivel me testet e policisë.

Shpikësi Ben Nassi tha: “Alkooli ndikon dukshëm lëvizjet, ecjen dhe ekujlibrin në mënyrë që mund të zbulohet me anë të sensorëve të vendosur të paisjet që njerëzit i mbajnë me vete gjatë gjithë kohës.”

Në të ardhmen, aplikacioni mund të përdoret për të njoftuar njerëzit, apo edhe për të parandaluar nga fillimi një makinë, në mënyrë që të ndalojë përdoruesit të drejtojnë mjetin nën ndikimin alkoolit. Në studim, Nassi dhe ekipi i tij i mblodhën të dhënat e testit nga njerëz që pijnë në 5 netë.


Më të lexuarat