Secondary Adv

Intel prezanton laptopin me madhesine e nje karte krediti

Share on Google+

Dje kompania ‘Intel’ prezantoi mini- kompjuterin e saj më të fundit në Consumer Electronics Show (CES) në Las Vegas. I quajtur the ‘Compute Card’ pajisja është aq e vogël sa madhësia e një karte krediti, vetëm pak më e trashë.

 

Ai është një kompjuter i plotësuar me një porcesor 7th Generation Intel Kaby Lake, Bluetooth, lidhjen ëireless etj. Pajisja nuk do të shitet menjëherë për konsumatorët, Intel ka thënë se ajo do të shitet për prodhuesit që të përshtatet në pajisje të tjera.

Kompjuteri është rreth 3.7 inç (9.4cm) nga 2.2 inç (5.6cm) dhe vetëm 0.2 inç (5mm) i trashë. Sipas kompanisë kompjuteri është aq i vogël sa nuk mund të ketë një portë USB-je ose porta të tjera për tu karikuar . Intel tha se ajo do të fillojë të shesë kartat në mes të vitit 2017.


Më të lexuarat