Secondary Adv

Aparati fotografik qe i printon fotot pa perdorur boje

Kompania ‘Polaroid’ ka prezantuar aparatin e saj fotografik më të fundit, i cili mund ti printojë fotot brenda një minute duke përdorur ZINK ( teknologji e printimit pa bojë).

 

Paisja u lançua në Las Vegas gjatë eventit ‘Consumer Electronics Show 2017.’ Ajo mund ti printojë fotot në madhësinë 3x4-inç (7x10 cm). Aparati ka të integruar një sensor CMOS 20-megapiksel, blic të dyfishtë LED, mund të regjistrojë video HD 1080p dhe 3 mënyra fotografimi si: bardh e zi, me ngjyra dhe vintage.

Ai gjithashtu ka lidhje Wi-Fi dhe Bluetooth-i, aplikacionin Polaroid Print si edhe mekanizmin ‘self-timer’, kështu që ju mund të bëni selfie pa pasur nevojë të zgjatni krahun. Aparati përmban një ekran me prekje LCD, 3.97inç (10 cm) për të inkuadruar dhe printuar fotografitë brenda një minute.

Me te lexuarat ne Inovacion