Secondary Adv

Fillon ndertimi i kulles me te larte ne Poloni

Share on Google+

Në Poloni ka filluar ndërtimi i një kulle të re, e cila do të jetë edhe më e larta në vend.  

 

E quajtur “Varso”, ajo do të jetë e lartë 310 metër dhe do të ofrojë zyra moderne dhe me hapësirë të madhe. E dizenjuar nga HB Reavis dhe Foster + Partners, ajo është një pikë e rëndësishme për bizneset, banorët dhe turistët, në zemër të qendrës së qytetit të Varshavës.

Kulla do të ketë një kuvertë vëzhgimi në lartësinë 230 metër, e cila do e bëjë atë një nga më të lartat në Evropë. Vizitorët do të jenë në gjendje të shikojnë pamje unike dhe spektakolare të qytetit. Kulla do të ketë për vizitorët edhe një restorant në katet 46 dhe 47. Aty do të ketë një gamë të gjerë të objekteve dhe shërbimeve, duke përfshirë dyqane, restorante dhe kafene.

Me një sipërfaqe totale prej 140.000 m², Varso do të jetë në gjendje për të akomoduar dy kompani të mëdha ndërkombëtare, si dhe bizense të tjera të vogla . Ndërtimi i saj do të kushtojë rreth 2.1 miliard euro.

 


Më të lexuarat