Secondary Adv

Adobe prezanton versionin e kontrollit te Photoshopit me ane te zerit

Share on Google+

Adobe ka prezantuar një koncept të ri që lejon përdoruesit të redaktojnë fotot e tyre ‘pa lëvizur’ as gishtin.

 

Një klip 30 sekonda tregon se si një njeri duke përdorur vetëm zërin kërkon të pritet një foto, të rrotullohet si edhe të postohet në facebook imazhi përfundimtar. Kjo teknologji është e fokusuar rreth një asistenti digital të bazuar te zëri, i cili bën automatikisht redaktimin e fotove për ju.

Adobe shperndau një video koncept që tregon se si një asistent dixhital mund të redaktojë fotot. Video fillon me një përdorues, i cili po kërkon një foto në në një iPad, ai prek një mikrofon në krye të ekranit që aktivizon asistentin dixhital, i cili është i ngjashëm me Alexën ose Sirin. Përdoruesi vetëm i thotë IA-së çfarë redaktime të bëjë për imazhin.


Më të lexuarat