Secondary Adv

Gjithcka qe duhet te dime per Samsung Galaxy S8

Share on Google+

Telefoni i ardhshëm i Samsung, Galaxy S8, do të mbërrijë shumë shpejt. Ne nuk mund ta shohim atë deri më 18 prill të këtij viti, por sipas gjigandit korean të teknologjisë ja vlen që të prisni.

 

Por, çfarë karkteristikash të reja mund të presim ne nga S8?

Sipas burimeve ekrani i Samsung Galaxy S8 Edge ka rreth 806 piksel për inç, kështu që ai do të jetë tepër i mprehtë.  Ekrani i tij gjithashtu do të jetë më i madh (5.7-inç), i lakuar dhe me rezolucion të lartë 4K Super AMOLED (3,840 x 2,160). Përsa i përket se sa RAM, disa burime thonë 6GB RAM dhe të tjerët pohojnë 8GB. Sido që të jetë, do të jetë më shumë se 4GB të S7.

 

S8 mund të vijë me asistentin  e vet, ndoshta të quajtur “Bixby”dhe do të karikohet nga Viv, asistetenti i inteligjencës artificiale të blerë në tetor nga Samsung. Interesante është se  krijuesit e Viv janë të njëjtit njerëz që krijuan Siri-n para se ta shisnin atë për Apple. Gjithashtu Samsung Galaxy 8 do të jetë rezistent ndaj ujit dhe nuk do të ketë ‘folenë’e kufjeve.

Çmimi i Samsung Galaxy S8 Edge do të jetë më i vogël se sa u mendua në fillim. Sipas një rishikimi çmimi i ri Samsung Galaxy S8 Edge do të jetë më e vogël se sa mendohet fillimisht. Raportet e hershme pohuan se çmimi i Galaxy S8 Edge do të jetë rreth 1000 dollarë në SHBA, por përsëri, kjo ka shumë pak gjasa të ndodhë. 


Më të lexuarat