Secondary Adv

Rihapet e Rruga e Mendafshit: Treni do te udhetoje rreth 12, 000 km nga Kina ne Londer

Share on Google+

Një tren do të udhëtojë për 12, 070 km (7,500 milje) nga Kina në Londër, duke sjellë rihapjen e Rrugës së Mëndafshit për një epokë të re.

 

I quajtur  ‘East Wind’, ai do të kalojë përmes Rusisë, Kazakistanit, Bjellorusisë, Polonisë, Belgjikës dhe Francës, para se të arrijë në terminalin Hackney Rail Freight në Londër të mërkurën. Treni ka 34 vagona dhe do të sjellë një gamë të gjerë mallrash nga qyteti i prodhimit Yiëu, në lindje të Kinës, pas një udhëtimi 16 ditor.

Ai do të kalojë nëpër vargje malore, shkretëtira dhe stepat e mëdha ruse. ‘East Wind’  shënon një ringjallje të rrugës së lashtë tregëtare ‘Silk Road’ ( Rruga e Mëndafshit), si edhe një epokë të re për marrëdhëniet Angli-Kinë.

Në kohët mesjetare dhe madje edhe më parë, rruga është përdorur nga tregtarët që sjellin mallrat e tyre ekzotike nga Orienti në Evropë. Udhëtimi me këtë tren do të jetë më i shpejtë se me një anije mallrash dhe do e bëjë Londrën qytetin e 15-të  të lidhur direkt me Kinën.


Më të lexuarat