Secondary Adv

Kompania SolarWindow krijon xhamin qe mund te prodhoje energji te paster

Share on Google+

Së fundmi, kompania “SolarWindow” ka krijuar një lloj të ri xhami të aftë për të gjeneruar energji të pastër.

 

Ajo ka krijuar një xham super të hollë dhe fleksibël, i cili në qoftë se aplikohet për kullat, makinat apo edhe aeroplanët mund të transformojë tërësisht mënyrën se si ne prodhojmë dhe sigurojmë energjinë diellore.

John Conklin, CEO i SolarWindow, tha në një deklaratë: “Ne jemi të ngazëllyer për të zgjeruar kapacitetet tona me këtë mënyrë krejt të re të gjenerimit të energjisë elektrike, pothuajse në çdo sipërfaqe duke përdorur këtë xham revolucionar. Si udhëheqës në këtë sektor, ne jemi duke përcaktuar një vizion të qartë për të ardhmen me këtë teknologji të re, inovative.”

Xhami i SolarWindow nuk është gati për në treg, por ky është qëllimi përfundimtar.


Më të lexuarat