Secondary Adv

LG prezanton TV vetem 2.6 mm te holle

Share on Google+

Kompania LG ka prezantuar një sërë paisjesh elektronike, duke përfshirë edhe një TV super të hollë, i cili mund të varet në mur me magnet.

 

Ai është vetëm 2.57mm i hollë në modelin 65-inç. Sistem operativ i televizorit ‘inteligjent’  është një version i zgjeruar i webOS: webOS 3.5. Për të shmangur kabllot, ai ka një kabllo të vetëm që lidhet me një altoparlant të hollë (i  montuar në mur poshtë TV), i cili  ka të gjithë lidhësit normalë.

Ai ka të integruar Wi-Fi dhe katër porta HDMI, i kompletuar me teknologjinë HDR dhe video 4K, dhe do të jetë gjithashtu në dispozicion në versionin 77 inç. Kompania është e vendosur për ta nxjerrë në treg paisjen, por ende nuk ka vendosur një datë dhe çmim.


Më të lexuarat