Secondary Adv

Parisi teston mikrobuzat elektrike, autonome

Share on Google+

Dje, në Paris janë vënë në shërbim dy prej mikrobuzave elektrikë EZ10. Ata gjithashtu janë autonomë dhe mund të mbajnë deri në gjashtë pasagjerë ulur dhe gjashtë në këmbë.

 

Autobusët do të testohen deri në fillim të muajit prilli, midis stacioneve të Lyon dhe Austerlitz. Në një deklaratë presidentja e RATP, Elisabeth Borne tha: “Ky automjet autonom përbën një mundësi për shërbime të reja veçanërisht në zonat më pak të populluara.”

Mikrobuzi do të jetë pa pagesë dhe do të punojë shtatë ditë në javë. Në dallim nga një tramvaj, autobusi nuk kërkon infrastrukturë,  në vend të saj ai ndjek një rrugë virtuale që mund të ndryshohet në çdo kohë. Mikrobuzat elektrikë EZ10 do të ecin me shpejtësi 25 km/h.


Më të lexuarat