Secondary Adv

Hapet muzeu i pare nenujor ne Europe

Share on Google+

Më në fund, pas dy vitesh punë ka përfunduar ndërtimi i muzeut të parë nënujor në Europë.

 

I quajtur “Museo Atlantico”, ai ndodhet 15 metra nën det në Lanzarote, Spanjë. Muzeu përmban më shumë se 300 skulptura të artistit ndërkombëtar Jason deCaires Taylor. 

 

Ai ka qenë i hapur për publikun që nga marsi i vitit 2016, por vizitorët vetëm tani mund ta shohin projektin plotësisht të përfunduar. 12 instalacionet pasqyrojnë çështje të rëndësishme globale të tilla si ndryshimi i klimës dhe migrimi. Muzeu do të zërë një sipërfaqe 50x50 metër. Skulpturat janë bërë nga materiale ekologjike, me pH neutral për të mos dëmtuar ekosistemin e detit. Këto vepra arti përfshijnë një mur 30 metra të gjatë dhe një kopësh botanik.

“Atlantic Museum” është vepra e fundit  e artistit deCaires Taylor, pasi ka hapur ekspozita të tilla edhe në vende të tjera si: Meksikë, Bahamas dhe Grenada. Muzeu do të hapet zyrtarisht për publikun në vitin 2017.


Më të lexuarat