Kjo eshte ura e pare ne bote per kembesore e printuar ne 3D
Më 14 dhjetor u inagurua në Madrid ura e parë në botë, për këmbësorë e printuar në 3D.
Ajo është 12 metër e gjatë, 1.75 metra e gjerë dhe është e bërë nga 8 pjesë. Ura ishte ide e Institutit të Arkitekturës së Avancuar së Katalonjës, një qendër hulumtimi dhe arsimimi me bazë në Barcelonë. Për të sjellë në jetë projektin kanë punuar arkitektë, inxhinierë mekanike dhe strukturorë, si dhe përfaqësues të komunave.
Struktura historike përbën një moment historik në inxhinierinë civile. Falë riciklimit të lëndëve të para gjatë procesit të prodhimit, si dhe qëndrueshmërisë së përgjithshme të printimit 3D, ura nuk ka shkaktuar asnjë kosto ekonomike në qytet. Komuna raporton se sasia e mbetjeve, burimet dhe energjia që nevojitet zakonisht për të realizuar strukturat e betonit është reduktuar shumë.