Plani per ndertimin e kopjes se Piramides se Gizes deri ne 2025
Pa dyshim, Piramida e Madhe e Gizës është një nga mrekullitë më të rëndësishme inxhinierike në planet dhe një nga strukturat që ka magjepsur njerëzimin prej shekujsh.
Ajo që u bën njerëzve ende shumë përshtypje është puna e përpiktë me të cilën ato janë ndërtuar. Edhe pse piramida është studiuar dhe fotografuar shumë herë, brendia e saj mbetet një enigmë. Ka patur shumë hipoteza në lidhje me teknikat e ndërtimit të piramidave egjiptiane dhe një nga më të njohurat është ajo e arkitektit francez Jean-Pierre Houdin.
Duke përdorur teknologjinë e avancuar 3D të modelimit, Houdin thotë se piamida është ndërtuar është ndërtuar përmes një platforme të jashtme të pjerrët. Me një pjerrësi prej 8.5 për qind, ajo mund të jetë përdorur për furnizim.
Së fundmi një organizatë me bazë në Britani, e quajtur “Earth Pyramid Project”, po mbledh fonde për të ndërtuar një strukturë piramidale. E financuar nga qeveri dhe organizata të ndryshme të botës, kjo kjo do të shërbejë si një mundësi për të testuar teorinë e Houdin të ndërtimit të Piramidës së Madhe.
Aktualisht, projekti është në fazën e planifikimit dhe ndërtimi pritet të marrë 4 deri në 5 vjet. Pjesa e jashtme do të jetë e bërë nga gurë nga e gjithë bota, duke përfshirë granit, mermer, gur ranor dhe materiale moderne të tilla si: metal, qelq, polimer Projekti ka për qëllim ta përfundojë ndërtimin e piramidës në Ditën Ndërkombëtare të Paqes 2025 (21 shtator).