Gita, roboti personal i mallrave qe ju ndjek kudo qe shkoni
Kompania që bën motoçikletat e Vespa-s ka prezantuar një makinë të re me dy rrota, por ky model nuk është projektuar për të transportuar njerëzit.
Ai është një robot personal mallrash i quajtur “Gita”, i cili mund të mbajë një ngarkesë deri në 18 kg. Roboti mund tu ndjekë ju ose të lëvizë në mënyrë të pavarur duke përdorur harta. Ai është rreth 66 cm i gjatë dhe udhëton me shpejtësi deri në 35 km/h. Emri i tij ‘Gita’ vjen nga italishtja dhe do të thotë ‘udhëtim i shkurtër.’
Roboti punon duke përdorur një teknologji ekzistuese të quajtur SLAM (Simultaneous Localization Mapping). Sistemi krijon një hartë 3D të mjedisit të përdoruesit gjatë udhëtimit. Ai mund të identifikojë veten e tij dhe pozicionin e përdoruesit të tij në hartën e gjeneruar duke përdorur një aparat fotografik që gjurmon rripin e veshur nga ana e përdoruesit.
Për të karikuar baterinë e robotir duhen 3 orë dhe ajo mund të zgjatë deri në 8 orë përdorim. Gita do të lançohet më 2 shkurt dhe në fillim do të testohet në mjediset e biznesit. Ende nuk ka asnjë lajm për sa i përket çmimit të tij.