Ne tashmë kemi shkruar disa poste rreth urave, në lidhje me karakteristika të veçanta që ato mbajnë, si urat më të larta, më të gjata, më të famshme apo më të bukura.
Edhe në artikullin e sotëm do të flasim për urat, por këtë herë theksi vihet më shumë në pozicionin e tyre dhe jo mbi urën në vetvete. Njihuni me 11 urat e mrekullueshme që kalojnë kufijtë ndërkombëtarë. Ato janë:
1. Ura ‘Ambassador’ (kalon kufirin SHBA-Kanada)
Ajo ka një gjatësi totale 2300 metër
2. Ura ‘Second Severn Crossing’ (kalon kufirin Angli-Uells)
Ajo ka një gjatësi totale mbi 5000 metër dhe lidh Aust, Angli me Bulëark, Uells
3. Ura ‘Øresund’ (kalon kufirin Danimarkë-Suedi)
Ajo ka një gjatësi totale 7,845 metër dhe lidh Kopenhagen, Danimarkë me Malmo, Suedi.
4. Ura ‘Three Countries’ (kalon kufirin Francë-Gjermani)
Ajo ka një gjatësi totale 248 metër.
5. Ura ‘Rainbow’ (kalon kufirin SHBA-Kanada)
Ajo ka një gjatësi totale 440 metër. Ajo lidh ujëvarën Niagara SHBA (Nju Jork) dhe Niagarën, Kanada (Ontario).
6. Ura ‘New Europe’ (kalon kufirin Bullgari-Rumani)
Ajo ka një gjatësi totale 1,971 metër dhe lidh Vidin, Bullgari me Kalafat, Rumani.
7. Ura ‘Victoria Falls’ (kalon kufirin Zimbabve-Zambian)
Ajo ka një gjatësi totale 198 metër dhe lidh Victoria Falls në Zimbabve me Livingstone në Zambia
8. Ura Allenby (kalon kufirin Izrael/Palestinë-Jordani)
Kjo urë kalon lumin Jordan dhe lidh Bregun Perëndimor, Jordani me kontrollin kufitar jordanez/ izraelit në të dyja anët.
9. Ura Taxhikistan, Afganistan
Ajo ka një gjatësi totale 672 metër dhe lidh Panji Poyon, Taxhikistan me Sherkhan Bandar, Afganistan.
10. Ura e Bosforit, Turqi
Ajo ka një gjatësi totale 1,560 metër dhe lidh Ortaköy, Stamboll (në Evropë) me Beylerbeyi, Stamboll, Turqi.