Xhaketa inteligjente qe mund ta vishni ne cfaredo lloj moti
Një kompani ka krijuar një xhaketë ‘inteligjente’ me të çara, të cilat hapen ose mbyllen automatikisht në varësi të temperaturës së trupit tuaj.
Xhaketa është e pajisur me një sensor temperature, i cili mat temperaturën tuaj dhe atë jashtë temperatura jashtë, si edhe me një hardëare që hap dhe mbyll ‘poret.’ Por për të ndihmuar AI të mësojë preferencat tuaja, xhaketa ju lejon të hapni dhe të mbyllni vrimat vetë. Ajo gjithashtu nuk ka motorë kështu që nuk bën asnjë zhurmë.
Xhaketa do të jetë mjaft e dobishme për njerëzit që bëjnë sporte si përshembull ski, pasi ata kanë nevojë të qëndrojnë ngrohtë në të ftohtë, por edhe të freskohen kur janë duke bërë ushtrime fizike.Xhaketa ka një bateri të rikarikueshme litium-polimeri, e cila zgjat një ditë. Hardware i saj shtrihet në zonën e pasme, të kraharorit dhe të sqetullave dhe peshon 100 gram, më pak se një iPhone.