×
Secondary Adv

Katari ben fluturimin me te gjate ne bote, mbi 16 ore

Share on Google+

Nëse ju i urreni udhëtimet e gjata, atëherë kjo nuk është për ju! Kompania ajrore ‘Qatar Airways’ sapo ka përfunduar fluturimin e parë më të gjatë në botë nga Doha (Katar) në Auckland (Zelanda e Re).

 

Fluturimi pa ndalesë u bë me avionin Boeing 777-200LR dhe zgjati 16 orë e 20 minuta. Avioni përshkoi një distancë prej 14,535 kilometra (9,032 milje). Fluturimi i kthimit ishte edhe më i gjatë, 17 orë e 30 minuta, duke qënë më i ngadaltë për shkak të erës.

 

Ky është shërbimi i parë i kompnaisë në Zelandën e Re. Përmirësimet në teknologji gjatë dekadës së fundit kanë lejuar përdorimin më efikas të karburantit, duke i inkurajuar kryerjen e fluturimeve më  të gjata.

Në bord ishin katër pilotë si edhe 15 anëtarë të ekuipazhit të kabinës që shërbyen gjatë udhëtimit  1.100 filxhanë çaj dhe kafe, 2.000 pije të ftohta dhe dhe 1,036 artikuj ushqimorë gjatë fluturimit. Çmimet e udhëtimit fillonin nga 1,050 paund për nje fluturim ekonomik dhe ose 7,250 paund për klasin e parë.


Më të lexuarat