Shkencetaret mund te kene zbuluar nje kontinent te humbur
Tani hulumtuesit thonë se kanë prova të një kontinenti të humbur, Mauritia. Ekipi gjeti në Mauritius shkëmbinj me kristale zirkoni, të cilët ishin gati 2 miliard vjet të vjetër, ose shumë më të vjetër se vetë ishulli (9 milion vjet i vjetër). Kjo është një shenjë se ekziston një kore kontinentale, e cila fshihet milje nën të.
Më shumë gjasa, kristalet janë transportuar deri në sipërfaqe nga magmë vullkanike. Nuk është për tu çuditur që zbuluesit ende nuk dinë shumë mbi Mauritia-n, përveç vendndodhjes së saj në atë që sot është Oqeani Indian. Ka disa të dhëna si: kristalet kanë moshë të ngjashme me ato në Madagaskar, duke sugjeruar se ishulli i ditëve të sotme mund të ketë qenë i lidhur me Mauritia-n në të kaluarën e largët.
Ka shumë mundësi që kontinenti mund te jetë formuar kur u nda super kontinenti Gondwana. Do duhet më shumë punë për të lidhur të gjitha pjesët e për të gjetur se cfarë mund të ketë ndodhur dhe kjo mund të jetë e vështirë, pasi Mauritia me shumë gjasa është e shpërndarë në copa në të gjithë fundin e oqeanit.