×
Secondary Adv

Nasa krijon kompjuterin qe mund te perballoje temperaturen 480

Share on Google+

Kohët e fundit një ekip i përbashkët ruso-amerikane njoftoi se kanë në plan të arrijnë në Venus deri në vitin 2025. Por pengesat më të mëdha me të cilat përballet misioni, i njohur si Venera-D, janë kufizimet e teknologjisë ekzistuese.

 

Çdo studim do të duhet të përballojë temperatura ekstremisht të larta të planetit , të cilat arrijnë pothuajse  480°C (900°F), një atmosferë të trashë toksike si edhe një presion atmosferik 90 herë më të lartë se ajo e Tokës (pothuajse i njëjtë si presioni në një thellësi prej 1 km (rreth 0.6 milje) në oqeanet e Tokës).

 

Çipat standartë të silikonit mund të punojnë deri në temperatura 250°C (482°F), por më pas ai ndalon punën si  gjysmëpërçues dhe çipat ndalojnë së funksionuari. Gjysmëpërçuesi prej karabit silikoni (një kompleks shumë i fortë kristalor i silikonit dhe karbonit) është shfaqur në vitet e fundit si favorit për të adresuar këtë problem, për shkak të aftësisë së tij për të funksionuar në tensione dhe temperatura shumë të larta.

Por një tjetër çështje kyçe është efekti i atmosferës mbi konektorët, të cilët bashkohen me komponentët kompjuterikë. Sipas NASA-s ky kompjuter mund të funksionojë në kushtet e Venusit për 521 orë ose pothuajse 22 ditë.


Më të lexuarat