Edhe pse shumica e njerëzve kërkojnë një cep të ngrohtë, komod dhe të rehatohen me një libër të mirë, një qytet rus ka ndërtuar bibliotekën e parë në botë prej akulli.
E vendosur në buzë të liqenit Baikal në Baikalsk, (Siberinë jugore), ajo është e përbërë nga 200 ton blloqe akulli, të cilët formojnë një labirint me fraza të shkurtra të gdhenduar në mure.
Projekti ishte një ide kreative nga zyra e turizmit lokal. “Vitin e kaluar kemi njoftuar që do të krijonim “Ice Library of Ëonders” dhe u kërkuam njerëzve që të na dërgonin ëndrrat dhe dëshirat e tyre”: tha kreu i turizmit lokal Maxim Khvostishkov për gazetën Komsomolskaya Pravda .
Shumë shpejt, projekti filloi të merrte citate nga njerëz nga e gjithë bota. Deri më sot janë gdhendur mbi 1.000 fraza, në 420 ‘libra’ (blloqe akulli) në gjuhë të ndryshme si: angleze, koreane, kineze etj.
Për fat të keq fjalët e gdhendura në strukturën e akullit, së shpejti do të jenë një gjë e së kaluarës. Biblioteka e akullit pritet të zgjasë deri në prill kur Liqeni Baikal normalisht fillon të shkrijë.