×
Secondary Adv

Roboti qe mund te kuroje pagjumesine

Share on Google+

Harrojini pilulat e gjumit! Kura më e fundit për pagjumësinë vjen në formën e një roboti, i cili mund tu ndihmojë  të flini gjatë natës.

 

I quajtur Somnox, jastëku në formën e kikirikut mat rritmin tuaj të frymëmarrjes dhe pastaj si përgjigje krijon ritmin e tij të qëndrueshëm ( të njetrajtshëm). Trupi juaj automatikisht zgjedh këtë ritëm, duke ju ndihmuar të relaksoheni dhe të bëni natën një gjumë të qetë. Krijimi i Somnox ishte ideja e një grupi stundentësh nga Universiteti i Teknologjisë Delft në Hollandë.

 

 

Pajisja është ende në fazën e prototipit, por ideatorët e saj shpresojnë të marrin fonde mjaftueshëm për ta nxjerrë atë në treg. Jastëku mbledh informacione duke përdorur sensorë të shumtë me ndjeshmëri të lartë. Këto të dhëna mund të përdoren për të përcaktuar nëse ju jeni zgjuar apo në gjumë të thellë.

Algoritmi i paisjes inteligjente më pas mund ti interpretojë këto të dhëna për të krijuar ‘trajtimin’ e duhur. Ekipi prapa Somnox shpresojnë që pajisja do të ndihmojë përdoruesit e saj për një gjumë më të qetë gjatë natës.


Më të lexuarat