Secondary Adv

Droni per pasagjere do te beje fluturimin e tij te pare ne Dubai ne korrik

Share on Google+

Një dron gjigand, i përshtatshëm për të mbajtur një pasagjer do të fluturojë në Dubai në fillim të korrikut.

 

I quajtur EHang 184, droni është përshkruar si “Automjeti Ajror Autonom” i parë në botë për transportin e njerëzve. Automjeti, plotësisht elektrik ka katër krahë dhe tetë helika.

Ai është dizenjuar për të përshkuar distanca të shkurta dhe mesatare. Droni mund të fluturojë rreth 50 kilometra (31 milje) me një karikim të vetëm, me një shpejtësi maksimale deri në 160 km/h.

Sipas kompanisë Ehang 184 është autonom, kështu që gjithçka duhet të bëjnë pasagjerët është të vendosin destinacionin e tyre përfundimtar në një aplikacion. Droni ka veëm një vend për pasagjer që peshon deri në 100 kilogram (220 paund) dhe një valixhe të vogël në një ndarje të veçantë. Mattar al-Tayer, kreu i Agjensisë së Rrugëve dhe Transportit në Dubai, e bëri njoftimin pwr fluturimin e Ehang 184 ditën e hënë në Samitin Botëror të Qeverisë (WGS).

 


Më të lexuarat