×
Secondary Adv

Raport i ri tregon se njerezit e ndryshojne klimen 170 here me

Share on Google+

Prej shumë kohësh shkencëtarët e kanë ditur që aktivitet njerëzore po shkaktojnë ndryshime të klimës, por tani dy studiuesit, Will Steffen dhe Owen Gaffney të Qendrës ‘Resilience’ të Stokholmit, zbuluan se sa ndikim kemi ne në Tokë.

 

Nëpërmjet një ekuacioni të quajtur “Anthropocene Equation”, ata treguan se njerëzit janë duke shkaktuar rritje të temperaturave me ritme shumë më të shpejtë se forcat natyrore. Steffen tha për The Guardian se rëndësia e njeriut në ndryshimin e klimës duket më shumë si një sulm meteori se sa një ndryshim gradual.

 

Të dy studiuesit thanë se forcat gjeofizike dhe astronomike e kanë ndryshuar planetin, duke nxitur një normë të ndryshimit prej 0.01 gradë Celsius për shekull. Por gjatë 60 viteve të fundit, njerëzit kanë sjellë shumë ndryshime. Në mënyrë të veçantë, në 45 vitet e fundit, emetimet e gazit ne kemi lëshuar   e kanë rritur normën e temperaturës  në 1.7 gradë Celsius për shekull. Se shkalla e ndryshimit e diktuar nga njerëzit është 170 herë më e shpejtë se ajo e forcave natyrore.


Më të lexuarat