Secondary Adv

10 megastrukturat ne SHBA

Share on Google+

Amerika është ‘shtëpia’ e disa prej megastrukturave më ikonike në botë, të cilat çdo vit tërheqin me miliona turistë. Ato vazhdojnë të frymëzojnë arkitektët si edhe punëtorët e ndërtimit, duke krijuar ide të reja dhe zgjidhje për vitet në vijim.

 

Në këtë artikull ne kemi listuar 10 prej këtyre megastrukturave.

 

1. Baza e nisjes së anijeve kozmike ‘America’- Nju Meksiko 

Ndërtimi i saj përfundoi në vitin 2006 dhe u hap për publikun e gjerë në vitin 2011. Kostoja për ndërtimin e saj është rreth 200 milion dollarë.

 

2. Kulla Willis (dikur Kulla Sears)

Ndërtuar me një kosto prej 175 miliard dollarë, kulla ka mbi 16,000 dritare të mëdha për të mundësuar që në ndërtesë të hyjë dritë maksimale, duke krijuar hapësira me dritë dhe të ajrosura për 12.000 banorët e saj dhe më shumë se 25.000 vizitorë në ditë.

 

3.Ura Golden Gate, San Francisko

Ura ‘Golden Gate’ është një nga megastrukturat më ikonike në San Francisko. Zyrtarisht ajo u hap në vitin 1937 për të lidhur qytetin me Marin County, e cila më parë arrihej vetëm me traget. E ndërtuar me një kosto prej më shumë se 35 milion dollarë.

 

4. Kingda Ka: Nju Xhersi

Ajo është ‘rollercoaster-i’ prej çeliku më e lartë në botë 138 metër, duke arritur një shpejtësi 205 km/h në 3.5 sekonda nëpërmjet përdorimit të një mekanizmi hidraulik.

(rollercoaster-mjet argëtimi në park, që përbëhet nga një rrugë e lehtë hekurudhore me shumë kthesa dhe shpate të pjerrët, ku njerëzit hipin në makina të vogla, të hapura.)

 

5.Stacioni i madh qëndror, Nju Jork

Projektuar nga arkitektët Reed & Stem dhe Warren & Wetmore së bashku me kryeinxhinierin William Wilgus, stacioni përfshin 44 platforma dhe është bërë stacioni më i madh në botë.

 

6. Pentagon, Uashington DC

E ndërtuar me një kosto prej më shumë se 35 miliardë dollarë, ndërtimi i strukturës prej betoni   u finalizua me shpejtësi në dy vjet, me përdorimin e më shumë se 4000 punëtorëve. Ajo u bë ndërtesa e zyrave më e madhe në SHBA, pasi përfshin 29 akra dhe mbi 17 milje korridor mbi katër kate.

 

7. Indianapolis Motor Speedway

Me hapjen e saj zyrtare në  1909, Indianapolis Motor Speedway u bë arena e parë për gara në Amerikë dhe tani është një nga më të famshmet në botë. Ajo ka kapacitet të mbajë deri në 400.000 qytetarë. 

 

8. Central Artery, Boston

‘Central Artery’ ishte një nga projektet më komplekse të ndërmarra në Amerikë, me qëllim zvogëlimin e bllokimeve dhe forcimin e infrastrukturave ekzistuese të transportit. Ndërtimi i projektit filloi në vitet 1990 dhe ai mori rreth 15 vjet për tu ndërtuar për shkak të kundërshtimeve, kostove dhe vështirësive të ndërtimit.

 

9. Ndërtesa ‘Empire State’, Nju Jork

E ndërtuar në vitin 1930, Empire State (ESB) është një nga ndërtesat më të larta në Amerikë me 102 kate, duke tërhequr me mijëra turistë çdo vit. Ajo arrin lartësinë 443 metër dhe ofron pamje mahnitëse të Nju Jorkut.

 

10. Kulla ‘One World Trade Center’

Gjithashtu e njohur si ‘Freedom Tower’ (Kulla e Lirisë), ajo u ndërtua pas sulmeve të 11 shtatorit 2011. ‘One World Trade Center’ u hap zyrtarisht në vitin 2014 dhe u bë rrokaqielli i  gjashtë më lartë në botë, duke arritur një lartësi të përgjithshme prej 541 metër.


Më të lexuarat