Secondary Adv

Shmangini bagazhet e teperta! Kjo eshte xhaketa qe mund te mbaje deri ne 15 kg

Share on Google+

Një xhaketë e re e  quajtur ‘Airport Jacket’ duket se është përgjigjia për problemet tuaja me bagazhet, për shkak se ajo ka 14 xhepa të thellë, ku ju mund të vendosni artikuj të ndryshëm.

 

Ju mund ta vishni atë në 3 mënyra: me gjatësi të plotë, gjatësi 3/4 ose deri tëk ijet. Kjo xhaketë me stil modular është përshtatur për të mbajtur deri në 15 kg të e bagazhit pa ju bërë të dukeni si një tullumbace.

 

‘Airport Jacket’ do ju ndihmojë të shmangni taksat për bagazh të tepërt, rradhët e gjata për kontrollin e tij si edhe për të eleminuar rrezikun e humbjes. Në total ajo ka 14 xhepa të thellë, duke përfshirë: 8 xhepa në gjatësinë e ijeve, 11 xhepa në gjatësi ¾ dhe 14 xhepa në gjatësi të plotë.

Sipas dizenjuesve të saj, kur xhaketa vishet në gjatësinë e plotë ajo mund të mbajë: një laptop, një iPad, dy palë këpucë, një palë xhinse, tre bluza, dy palë pantallona të shkurtra, të brendshme për 3-4 ditë, një bluzë të lehta, portofolin, telefonin, pasaportën etj.

Airport Jacket është në dispozicion në masat nga XS - 4XL, në ngjyrë të zezë dhe në 4 stile 2 për pranverë/verë dhe 2 për dimë, për burra dhe gra. Materiali i përdorur për koleksionin Pranverë/Verë është poliestër dhe rezistent ndaj ujit, kurse materiali i përdorur për koleksionion e dimrit është 100% lesh.


Më të lexuarat