Secondary Adv

Ne 2020 perfundon ndetimi i kulles rrotulluese te pare ne bote

Share on Google+

Deri në vitin 2020, Dubai do të jetë ‘shtëpia’ e një rrokaqielli 80-katësh, të quajtur “Dynamic Tower”, i propozuar në 2008 nga arkitekti izraelito-italian David Fisher. 

 

Secili apartament individual në kullë do të jetë në gjendje të rrotullohen 360 gradë në mënyrë që forma e ndërtesës është vazhdimisht e ndryshueshme. Kulla është e lartë 419 metër, me 80 kate dhe secila njësi shitet 30 milion dollarë.

 

Banorët do të mund të kontrollojnë vetë njësinë e tyre. Përmes komandave zanore, ata do të jenë në gjendje të rregullojnë shpejtësinë dhe ti tregojnë njësisë të fillojë ose të ndalojë rrotullimin.n Ata mund të programojnë shtëpinë e tyre të lëvizë me diellin.

Ndërtesa do të ketë turbina ere të pozicionuara horizontalisht mes çdo kati dhe panelet diellore në çati, të cilat do të lejojnë që ajo të prodhojë vetë energjinë. Kulla 80-katëshe e Dubait pritet të kushtojë rreth 355milion paund.


Më të lexuarat