Secondary Adv

Taksite e para autonome te Tesles do te perdoren ne Dubai ne 2020

Share on Google+

Dubai do të ketë 200 makina autonome, elektrike të Tesla-s në rrugët e tij deri në vitin 2020.

 

Makinat fillimisht do të përdoren në ‘autopilot’, që do të thotë se një shofer njeri duhet të jetë pas timonit për emergjenca, por do të vijë me hardëar-in e nevojshëm për aftësi të plotë vetëdrejtimi.

Sipas Gulf News, Autoriteti i Rrugëve dhe Transportit të Dubait ka në plan të testojë makinat autonome, me qëllim për ta bërë atë ‘qytetin më inteligjent (smartest city)’deri në vitin 2020. Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe i bleu taksitë këtë javë, vetëm një ditë pasi Tesla njoftoi se do të hapë zyrën e saj të parë në Lindjen e Mesme në Dubai.


Më të lexuarat