Secondary Adv

Tendat qe bejne hije dhe prodhojne energji te paster

Share on Google+

Arkitekti dhe projektuesi, Carlo Ratti ka krijuar një tendë, e cila krijon hije dhe drejton rrezet e diellit në një panel fotovoltaik, ku ajo gjeneron energji elektrike.

 

E quajtur Sun&Shade, tenda është ndërtuar me pasqyra që rrotullohen automatikisht me lëvizjen e diellit dhe reflektojnë rrezet e tij në një panel diellor PV. Ratti e prezantoi prototipin e Sun & Shade në Muzeun e së Ardhmes të Dubait, si pjesë e një ekspozite të quajtur “Imagjinoni Ndryshimet Klimatike.”

 

Për këtë krijim arkitekti thotë se frymëzimi i erdhi nga traditat arkitektonike të Lindjes së Mesme. “Në zhvillimin e Sun & Shade ne u frymëzuam nga tradita e Lindjes së Mesme për krijimin e hijeve në arkitekturë dhe hapësirën publike”: shpjegoi ai në një njoftim për shtyp.

Sun & Shade synon të sjellë këtë koncept në nivel tjetër, duke lejuar krijimin e hijeve të kontrollohet në mënyrë dixhitale.


Më të lexuarat