Secondary Adv

Emiratet e Bashkuara Arabe do te krijoje nje qytet ne Mars deri ne 2117

Share on Google+

Elon Musk nuk është i vetmi person, i cili dëshiron të ndërtojë një qytet në Mars. Së fundmi Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar se dëshirojnë të krijonjë një “mini-qytet” në Planetin e Kuq deri në 2117-ën.

 

Kryeministri i EBA, Sheikh Mohammed bin Rashid i shpjegoi planet e monarkisë në ‘twitter’ në 14 shkurt. Projekti, që do të quhet ‘Mars 2117’, integron një vizion për të krijuar një mini-qytet dhe komunitet në Mars, i cili përfshin bashkëpunim ndërkombëtar.

 

Nëse EBA dëshiron të ketë një qytet plotësisht funksional në Mars në 100 vjet, ajo do të duhet të jetë një përpjekje e shumë gjeneratave, që do të shtrihet në shumë dekada, duke pasur parasysh gjendjen fillestare të programit hapësinor të vendit dhe kapacitetet aktuale globale gjithashtu.

Gjatë kësaj kohe (nga tani deri ne 2117), Emiratet me një partneritet ndërkombëtar të studiuesve, do të përpiqen të gjejë një mënyrë më të shpejtë të transportit për në Mars dhe të kuptojnë se çfarë ushqimi dhe strehimi duhet për në botën e ftohtë dhe të thatë.


Më të lexuarat