Secondary Adv

Kina po nderton aeroportin e pare ne bote per zogjte shtegetare

Share on Google+

Projekti  “Bird Airport” është projektuar për të kthyer një landfill në Lingang, Kinë në një strehë për zogjtë shtegëtarë.

 

Ai u projektua nga Ceo dhe dizenjues kryesor i McGregor Coxall,  Adrian McGregor.  Ky aeroport do të jetë një vend i rëndësishëm në nivel global për llojet e rrezikuara të shpendëve shtegtarë, ndërkohë që do të sigurojë hapësira të reja, të gjelbra për qytetin e Tianjin-it.

 

Çdo vit, më shumë se 50 milion zogj udhëtojnë nga Antarktida nëpër Azinë lindore dhe Australi, por ajo bëhet gjithmonë e më tepër e rrezikshme për shkak të urbanizimit bregdetar.

Energjia e rinovueshme do të përdoret për të ujitur lagunën me ujë të ricikluar nga mbeturinat dhe mbledhja e shiut. Projekti përfshin një sipërfaqe 60 hektarë. Ndërtimi i aeroportit të shpendëve është planifikuar të fillojë në fund të 2017-ës dhe projekti do të përfundojë në vitin 2018.

 


Më të lexuarat