Secondary Adv

Turbinat e eres pa tehe, me pak te kushtueshme dhe me eficente

Share on Google+

Prodhimi i energjisë së pastër dhe të rinovueshme ka qenë gjithmonë i lidhur me turbinat e erës. Por turbinat tradicionale mund të jenë të zhurmshme, të kushtueshme dhe madje edhe vdekjeprurëse për shpendët fluturues. 

 

Së fundmi një kompani me bazë në Spanjë ka krijuar një model të rri të këtyre turbinave të erës. Ato janë pa tehe, të lehta për tu instaluar, ekologjike, nuk bëjnë zhurmë dhe me kosto efektive.

 

‘Vortex Bladeless’ mbështetet në efektin e shpejtësisë të mbledhjes së energjisë.  Ajo përbëhet nga një sistem alternor (gjenerator i korentit të alternuar) linear, cilindri luhatet në lëvizje rrethore në erë dhe konverton energjinë mekanike në energji elektrike.

Kompania thekson se shpenzimet e prodhimit dhe operimit janë përgjysmuar, në krahasim me një turbinë ere tradicionale. Arsyeja, që këto turbina ere kanë kosto më të ulët se burimet e tjera të prodhimit të energjisë së rinovueshme, është kostoja e ulët e prodhimit të tyre. Sipas kompanisë ndryshe nga turbinat tradicionale të erës (më të larta se 80 metër)  ‘Vortex Bladeless’ mund të montohet dhe të mirëmbahet lehtë.


Më të lexuarat