Secondary Adv

Britania do te perdore dronet dhe balonat per te shperndare sinjalin 4G edhe ne zonat rurale

Share on Google+

Së shpejti në Britaninë e Madhe do të përdoren dronë dhe balona heliumi për të sjellë sinjal të telefonisë celulare në pjesë të largëta të saj.

 

Grupi më i madh i telefonisë mobile në Mbretërinë e Bashkuar EE, tha se pajisjet e tyre ajrore do të jenë në gjendje të ofrojnë sinjal 4G. Konsumatorët do të jenë në gjendje të kërkojnë një balonë që do tu ofrojë atyre sinjal celular për ngjarje të mëdha ose do i ndihmojë ata të lidhen në prag të fatkeqësive natyrore.

Balonat e heliumit quhen Helikites. Ato rrinë pezull në ajër deri në 90 metra dhe mund të sigurojnë mbulim 4G mbi një rreze prej 4 km.  Droni mund të vendoset në 15 minuta, edhe pse ka një mbulim në rreze më të vogël se 1 km. Ai do të ishte ideal për ekipet e shërbimeve të emergjencës që punojnë në një zonë të largët. Automjetet e Reagimit të Shpejtë (RRV) janë furgonë të pajisur me antena. Ato mund të sigurojnë mbulim në një rreze mbi 2 km.


Më të lexuarat