Secondary Adv

Njihuni me hotelin luksoz te ndertuar ne mes te shkretetires

Share on Google+

Hoteli ‘Qasr Al Sarab’ ka gjithçka që ju mund të prisni nga një resort luksoz në Emiratet e Bashkuara Arabe, vila luksoze, pishina private, palestër, restorante dhe një spa.

 

Puna për ndërtimin e këtij hoteli, i cili ka strukturën e një kështjelle filloi në vitin 2007. Kur përfundoi, ai kishte 154 dhoma, 52 vila dhe shtrihej në një sipërfaqe rreth 76.8 km katror ( 19 000 akra). Ai ndodhet në shkretëtirën më të madhe të rërës, të pandërprerë në botë ‘Rub’Al Khali’.

 

Ky reskort ofron një pamjë mahnitëse të shkretëtirës.Shumë prej dhomave kanë dizajn islamik, por edhe elementë të atij modern si për shembull vaska të mëdha të rrumbullakta, makina Nespresso dhe pjesën private për banja dielli.  Ai është vetëm 2 orë larg Abu Dhabit me makinë, ka parkim dhe Wi-Fi të lirë. Pas mureve të ‘Qasr Al Sarab’ shtrihen kilometra të pafundme me rërë. Resorti ofron disa ekskursione, të cilat u japin mundësinë vizitorëve të eksplorojnë peisazhin.

Për të ndërtuar hotelin u hoqën rreth 2 milion metër kub rërë. Shumë prej mureve u ndërtuan duke përdorur çanta të mbushura me rërë, për të reduktuar sasinë e betonit që nevojitej. Ai u hap në vitin 2009.

 


Më të lexuarat