Secondary Adv

India fillon ndertimin e hekurudhes se pare nenujore

Share on Google+

India do të ndërtojë sistemin e saj të parë hekurudhor nënujor, i cili kalon nga  Mumbai në Ahmedabad, duke reduktuar kohën e udhëtimit nga shtatë orë në vetëm dy.

 

Aktualisht, për të siguruar qëndrueshmërinë e tij janë duke u studiuar kushtet e tokës dhe nëse ka sukses, ndërtimi do të fillojë në vitin 2018. Ky sistem hekurudhor do të revolucionarizojë udhëtimet brenda këtij rajoni të  industrializuar, me rrethet financiarë të Mumbait dhe rrugëve tregtare, por gjithashtu do të mbështesë bizneset lokalë, fabrikat, tregtarët (shitësit), dhe kompanitë e teknologjisë. Projekti gjithashtu do të sjellë zhvillimin e turizmit në rajon.

 

Pasi të përfundojë plotësisht, ky sistem hekurudhor do të ofrojë transport të klasit botëror për rreth 35,000 persona në ditë. Treni do të ecë me shpejtësi 300 km/h, do të ketë gjithsej 12 vagona dhe secili prej tyre do të mbajë rreth 1500 pasagjerë.

Sistemi përfshin 12 stacione, katër në Maharashtra dhe tetë në Gujarat. Projekti do të kushtojë rreth Rs. 97.000 krore (1.455 milion dollarë). Mbi 80 për qind e tij do të financohet nga japonia, nëpërmjet një huaje 50-vjeçare, me pagesa për më shumë se 15 vjet.   Qeveria e Gujarat do të financojë 25 për qind të kostove, së bashku me sigurimin e tokës të kërkuar.


Më të lexuarat