Secondary Adv

Rruget e se ardhmes, te ndertuara nga shishe plastike te ricikluara

Share on Google+

Së shpejti rrugët e shtruara me asfalt do ti përkasin të shkuarës. Ato janë të paqëndrueshme, të brishta dhe kontribuojnë në emetimin e më shumë se 1,6 milion ton dioksid karboni në mbarë botën çdo vit.

 

Tani kompania e ndërtimit, VolkerWessels, është duke përdorur shishet plastike që riciklohen për shtrimin e tyre. Ato kanë një peshë më lehtë, reduktojnë kohën e ndërtimit, mirëmbahen më lirë dhe janë projektuar për të zgjatur 3 herë më gjatë se asfalti tradicional. PlasticRoad, i cili përbëhet nga 100% material i ricikluar, është alternativa ideale për  struktura rrugore të qëndrueshme.

Rrugët me materiale plastike, të cilat janë të parafabrikuara, mund të shtrohen brenda një jave ose një muaji. Gjithashtu është më e lehtë të kontrollohet cilësia e rrugës (ngurtësia, kullimi i ujit etj). PlasticRoad mund tu rezistojë lehtësisht temperaturave më të ulta se -40 gradë dhe të larta deri në 80 gradë Celsius. Ai është gjithashtu shumë më rezistent ndaj korrozionit kimik. Vlerësimet parashikojnë se jetëgjatësia e rrugëve do të trefishohet.


Më të lexuarat