Secondary Adv

Tani transporti i mallrave do te behet me drone dhe furgona autonome nga Ford

Share on Google+

Kompania Ford ka prezantuar në Barcelonë një projekt, sipas të cilit dronët dhe furgonat autononmë së shpejti do të transportojnë mallra në të gjithë qytetet.

 

Projekti ‘Autolivery’ është ideja e një grupi të punonjësve të Ford, të cilët kanë parashikuar disa mënyra për ta bërë fazën e fundit të dërgesave më të lehtë. Ai mund të ndihmojë për të lehtësuar bllokimin në trafik dhe të përshpejtojë dërgesat.

 

Dizenjuesit janë fokusuar veçanërisht në pesëmbëdhjetë metrat e fundit të dorëzimit të mallrave. Dronët do të jenë në dispozicion kur kanë të bëjnë me dërgesa në zona urbane të dendura, ku parkimi është jo praktik dhe njerëzit jetojnë në ndërtesa shumë të larta.

Dhe sa më shumë njerëz të blejnë online, presioni për të përmirësuar efikasitetin e ofrimit të shërbimeve do të rritet. Ky koncept mund të transportojë shpejt dhe me efikasitet çdo gjë nga sendet ushqimore te furnizimet e nevojshme mjeksore. Ford shpreson se shërbimi i tyre Autolivery mund të përmirësojë jetën e konsumatorëve me shtëpitë ‘inteligjente’ dhe të hapë rrugën për një të ardhme më të qëndrueshme.


Më të lexuarat