×
Secondary Adv

Space X ne 2018 dergon dy turiste ne Hene

Share on Google+

Ditën e hënë Elon Musk njoftoi se SpaceX do të dërgojë dy turistë në një udhëtim rreth Hënës në vitin 2018.

 

Sipas kompanisë kjo do të jetë hera e parë në 45 vjet që njerëzit udhëtojnë në thellësi të hapësirës. Identiteti i klientëve dhe shuma që ata kanë paguar është mbajtur sekret.

Emrat e dy personave do të shpallet më vonë, në pritje të rezultateve të testeve të para shëndetësore për të siguruar përshtatshmërinë e tyre për misionin, thuhet në deklaratë. Misioni do të përdorë një nga kapsulat Dragon të SpaceX, të cilat do të ndryshohen për të lejuar komunikimet në thellësi të hapsirës. Fluturimi i plotë do të shkojë  300.000 deri në 400.000 milje në hapësirë.


Më të lexuarat