Secondary Adv

Panairi Nderkombetar i Mobilerise SHQIPERIA 2017 dt.11-14 Mars

Share on Google+

 


Ju njoftojmë se për të 14-in vit, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Albexpo Group në bashkëpunim me Shoqatën e Mobiljerëve Prodhues të Shqipërisë ( AWPA) organizojnë Panairin e Përvitshëm Ndërkombtar të Mobiljeve “SHQIPERIA 2017”,  i cili është i programuar në kalendarin  zyrtar 2017 të panaireve  në  Shqipëri, datat 11-14 Mars 2017.


Data e aktivitetit:   11/03/2017 deri në 14/03/2017
Organizator: Albexpo Group me mbështetjen e Shoqatës së Prodhuesve të Mobiljeve të Shqipërisë.
Vëndi:  Pallati i Kongreseve Tiranë ( në Qendrën e Kryqytetit)
Tema:  Prezantimi i Prodhimeve të Mobiljeve nga Kompani Vëndase e të Huaja
Bashkëpunëtor:  Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK) dhe Shoqatat si motra të Rajonit.


Panairi Ndërkombëtar i Mobiljeve  “SHQIPERIA 2017”
Panairi i Mobilejeve ka filluar të organizohet në vitin 2004. Në harkun kohorë 1995 – 2003, sektori i mobilerisë, përgjithësisht tregtar ka ekspozuar në panairet e përgjithshme, por me kalimin e viteve, kompanite shqiptare e vlerësuan pjesëmarrjen në panaire si pjesë shumë të rëndësishme të marketingut, e për rrjedhojë me shtimin e  kërkesave u kalua në panair të profilizuar vetëm për mobiljerinë.


Në rrjedhën e viteve, panairi ka patur sukses si në rritjen e numerit të ekspozuasve prodhues, me përqasje të lamive të ndryshme vendor e  jo vendor, ashtu dhe në rritjen e të interesuarve si vizitorë nga vendi dhe rrajoni. Këta mysafir kanë qënë tregtarë të shumicës, studjo projektimi, arkitekt, ndërtues, hoteljer, administrator të ndryshëm në fushën e ekonomise, sportit, kulturës, arsimit, turizmit, artit e të tjerë, si dhe konsumatore direkt.


Edicion i 14-te, si vazhdim i traditës 5 vjecare, dhe këtë vit vjen nga një bashkëorganizim i Albexpo Group – shoqëri e specializuar në fushën e oraganizimit/realizimit të ekspo – panaireve  dhe  Shoqates se Prodhuesve të Mobiljerisë të Shqiperisë. SHPMSH,  lindur dhe themeluar në vitin 2011 po në këtë panair.


Pranimi i pjesëmarrësve. 

Organizatorët do të marrin për baze disa kritere për pranimin e pjesëmarrësve në Panair.
Pjesëmarrësit që përfitojnë lehtësira (shih aplikimin) nga organizatori duhet të plotësojnë këto kritere:
Të jetë kompani e regjistruar legale.
Të jetë anëtare e SHPMSH, ose të bëhet.
Të promovojë produkte “Made in Albania”, (prodhime vëndore)
Të ketë kapacitete të mjaftueshme si kompani.
Pjesmarrës jo anëtarë duhet të plotësojnë këto kritere:
Te jetë kompani e regjistruar legale ose me përfaqësues legal në Shqipëri
Kompanitë e huaja do ti nështrohen ligjit doganor të Republikës së Shqiperisë.
Profili i pjesëmarrësve
Mobiljeri për Shtëpinë:
Mobiljeri për paradhomen
Mobiljeri për sallonin
Mobiljeri për kuzhinen
Mobiljeri për dhoma gjumi
Mobiljeri për dhoma femijesh
Mobiljeri për Banjot
Mobiljeri për Zyra.
Mobiljeri për Hapsira Publike:
Mobiljeri për Hotele
Mobiljeri për Bar – Kafe
Mobiljeri për Restorante
Kopshtet:
Mobiljeri për Kopshtet
Dekoracione për Kopshtet
Makineri dhe Paisje.
Makineritë e rënda të përpunimit të drurit dhe derivateve të tij
Paisjet për përpunimin e drurit dhe derivateve te tij
Lende te Para.
Paisje Shtese
Aksesore
Paisje
Ndricim
Elektoshtepake


Pritshmëritë e pjesëmarrësve në Panairin Ndërkombëta të Mobiljeve “SHQIPERIA 2017”

Rritja e njohurive teknike të kompanive nga eksperiencat e njëri – tjetrit, si dhe nga prania e teknologjisë së lartë.
Zhvillimi i produkteve të reja në inovacion, dizajn dhe shumëllojshmë
Krijimi i kontakteve te reja me blerës potencial.
Prezantimi i produktet vendore tek kompanitë ndërkombë
Vazhdimi i kontakteve me produktet e reja.
Realizimi i kontratave.


Panairi Ndërkombëtar i  Mobilerisë “SHQIPERIA 2017″ vendi i zbulimit të ideve të reja, ku Ju mund ti tregoni konsumatorit vlerën e produktit dhe të markës tuaj.


Për më shumë kontaktoni në e-mail: info@albexpo.com, albrelax@albexpo.com, shpdsh.awpa@gmail.com
ose në telefonat : +355692099997 ,  +35569 84 07163,  +35569 73 65065


Më të lexuarat