Clair S, pastruesi i ri i ajrit qe do ju ndijmoje te beni nje gjume te rehatshem
Clair-S është paisja më e re, e cila do ju ndihmojë të përmirësoni cilësinë e gjumit tuaj.
Krijuesit e saj e dinë se gjumi është një pjesë e rëndësishme për çdo mënyrë jetese të shëndetshme. Sipas qendrës kombëtare për çrregullimet e gjumit njerëzit shpenzojnë gati 26 vjet ose një të tretën e jetës duke fjetur. Sistemi Clair-S kombinon nevojën për një gjumë të qetë me rëndësinë e ajrit të pastër.
Ju mund ta përdorni atë si Bluetooth dhe orë me zile, madje edhe mund të zgjoheni me mesazhe të personalizuar nëpërmjet një aplikacioni që ka të përfshirë paisja. Pastruesi i ajrit është i pajisur me Bluetooth dhe një aplikacionin përkatës në celula, për të përmirësuar cilësinë e gjumit tuaj, ndërsa teknologjia e2f filtron edhe grimcat më të vogla të pluhurit (0.1μm), viruset, bakteret, alergenet, polenin, VOC dhe madje edhe kimikatet e dëmshme.
Tingujt qetësues të luajtur me Clair-S do të sjellin efekte terapeutike pozitive dhe gjumë të thellë, duke ‘maskuar’ frekuencat e padëshiruara me tingujt e natyrës, zhurmën e bardhë dhe muzikën. Shitja e paisjes fillon në muajin prill për 199 dollarë.